KUTIA është institut psikologjik i cili ofron shërbime psikologjike, logopedike dhe ergoterapeutike për fëmijët me vështirësi në zhvillim, autizëm, ADHD, probleme në sjellje, vështirësi emocionale dhe akademike nga mosha 2-18 vjeçare. Realizon hulumtime dhe analiza statistikore në grupe të caktuara shoqërore për të shënjestruar nevojat dhe mundëson aplikimin e gjetjeve në procesin terapeutik.