Teach For Kosova është një organizatë jo-profitabile e cila punon që të siguroj që të gjithë nxënësit në Kosovë pa dallime, të kenë qasje në një arsimim cilësor. Në kuadër të programit tonë të Fellowship-it, çdo vit rekrutojmë lider të rinj, premtues dhe të motivuar të Kosovës për të punuar si mësimdhënës për një periudhë 2 vjeçare në shkollat me më së shumti nevojë në Kosovë. Këta mësimdhënës, do të përfitojnë 2 vite trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të maksimizuar impaktin në të nxënit dhe zhvillimin e nxënësve, si dhe për të zhvilluar kapacitete prej lideri në vetëvehte dhe për komunitetin. Teach For Kosova është e inspiruar dhe punon në kontekstualizimin dhe implementimin e qasjes së Teach For All (www.teachforall.org) në Kosovë i cili është një rrjet global i mbi 60 organizatave partnere të pavarura, të udhëhequra lokalisht, si dhe i një organizate globale që bashkarisht punojnë të përshpejtojnë zhvillimin si rrjet.
https://www.teachforkosova.org/