TI
ZYRTAR/E PËR SHKRIM DHE RAPORTIM TË PROJEKTEVE Kushtet e pozitës: • Kontrata e punës: 6 muaj, me mundësi vazhdimi. • Orari I punë: 40 orë në javë. • Paga bruto: 420 EUR. • Vendi i punës: Prishtinë • Orar fleksibil dhe mundësi pune nga shtëpia Detyrat e pozitës do të përfshijnë: • Përgjegjës/e për hulumtimin e mundësive për grante; • Pjesëmarrje dhe koordinimi në mbledhjet monitoruese të projekteve; • Vizita të rregullta në terren për kuptim real të zbatimit të projekteve në Fushë Kosovë dhe Janjevë; • Të shkruajë projekt-propozime efektive për grante, duke përfshirë këtu përpilimin e dokumenteve përkatëse që i bashkangjiten projekt-propozimit; • Së bashku me Zyrtarin e Financave dhe Menaxherin tjeter të programit, të identifikojë nevojat financiare dhe buxhetore të Organizatës, të cilat do të reflektohen në projekt-propozime; • Të shkruajë raporte për projekte të ndryshme të Organizatës për të përmbushur kërkesat e donatorëve; • Të mirëmbajë bazën e të dhënave, raportet, dhe materialet e nevojshme për aktivitetet e sektorit të granteve dhe projekteve; • Të bashkëpunojë dhe komunikojë me individë në të gjitha nivelet e Organizatës; • Pikekontakti për monitorim dhe vleresim të punës së Organizatës në përgjithësi ; • Ndihmë në procesin për krijimin e deklaratës së vizionit, planit strategjik dhe planfikimit vjetor të organizatës; • Pjesëmarrje në takimet mujore të Komisionit Konsultativ për Administratë ; • Pjesëmarrje në takimet mujore me anëtaret e bordit ; • Pjesëmarrje në takime mujore bashkë me Menaxherin e Programit dhe Menaxheren e Financave ; • Përgjegjës/e, bashkë me Menaxherin e Programit dhe Menaxheren e Financave, për mirëfunksionimin e ekipit; • Menaxher/e i/e linjës për 4 punëtore; • Detyra të tjera sipas nevojës së OJQ-së si dhe sipas kërkesës së menaxherit të linjës; • Të punojë gjithmonë në përputhje me politikën e TIP-it për mbrojtjen e fëmijëve Kriteret e punës janë: • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor; • Të ketë përvojë të mëhershme (të paktën një vit) në shkrimin e projekt-propozimeve dhe raportimin mbi projekte të implementuara; • Të ketë përvojë pune në Organizatë jo-qeveritare • Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze; • Të jetë dashamirës/e i/e qëllimeve dhe vlerave të organizatës sonë; • Të jetë i/e përkushtuar dhe i/e gatshëm të punoj në një ambient shumëkulturor; Të dëshirueshme: • Të ketë njohuri dhe përvojë pune me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian; • Të ketë përvojë pune në projekte për edukim, shëndetësi, pune sociale. • Të ketë përvojë pune si vullnetar/e; • Të ketë njohuri të gjuhës serbe; Të gjithë stafit tonë i kërkohet të nënshkruaj dhe punoj në pajtim me Politikën tonë për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe kandidatit/es të suksesshëm do i kërkohet të dorëzoj dëshmi që nuk është nën hetime nga Gjykata dhe Policia. SI TË APLIKONI: Ju mund të aplikoni duke dërguar dokumentet e listuara më poshtë në emailin; VACANCY@THEIDEASPARTNERSHIP.ORG, nga 06.08.2020 deri më datë 20.08.2020. 1) Një CV që tregon për cilësitë e kërkuara; 2) Një letër motivuese që shpjegon se pse mendoni se ju jeni personi i përshtatshëm për këtë pozitë; 3) Nje letër rekomandimi; 4) Dy referenca; 5) Nëse është e mundur një shembull për një aplikim për fonde që keni perpiluar deri tash dhe që mendoni që pasqyron mirë punën tuaj. Vetëm kandidatët që do përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
http://theideaspartnership.org/wp/