TR
Kompania TRIOMED ofron produkte kualitative në treg (invertarë medicinal, material shpenzues, pajisje ortopedike dhe aparatura mjekësore). Me synim të zgjerimit të stafit, TRIOMED shpall konkurs për pozitën ‘’Komercialist’’ - Prishtinë. PËRGJEGJËSITË: ● Organizon dhe plotëson porositë për dërgesa te klientët; ● Përkujdeset dhe jep përgjegjësi që sasia e porositur është e duhur dhe stoku është optimal krahas skadencës së afateve; ● Pranon mallin nga furnitorët; ● Mbikëqyrë dhe sistemon produktet në rafte; ● Përpilon dhe mban shënime në baza javore për mungesën e stokut të produkteve; ● Krijon marrëdhënie të mira me klientët dhe prezanton produktet gjatë vizitës së klientëve në kompani; KUALIFIKIMET: ● Të ketë përvojë të punës minimum 2 vite, e preferuar me pajisje mjekësore; ● Minimalisht diplomë e shkollës së mesme; ● Të posedojë patent shofer - kategoria B; ● Të ketë aftësi organizative, komunikative dhe të përshtatet në punë ekipore. Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën:triomed1.ks@gmail.com Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më: 17.01.2024