VIA është kompani ndërtimi e themeluar në vitin 2014. Emri i saj rrjedh nga fjala latine VIA që do të thotë; rrugë apo drejtim, domethënie kjo e cila njëherazi paraqet vizionin e kompanisë: “Rruga drejt të ardhmes”. VIA është kompani me pronësi private e themeluar pas një eksperience 16 vjeçare si pjesë e kompanisë EUROKOS, kompani e cila edhe sot mbetet partnere e jona kryesore. Zyra qëndrore e VIA-së ndodhet në Gërlicë, Ferizaj, RKS. Kompania VIA ofron shërbime të cilësisë së lartë në fushën e ndërtimit, sinjalizimit, mirëmbajtjes, prodhimit dhe transportit. Me përvojën tonë në projektet e ndërtimit, mirëmbajtes, sinjalizimi dhe prodhimit, kemi arritur që për një kohë jo të gjatë të fitojmë besueshmëri dhe vlerësim. Që në fillesat tona, në vitin 2014, kemi zbatuar projekte të cilat kanë lënë gjurmë suksesi. Vizioni, guximi dhe ekspertiza janë elementet kyçe të suksesit në të gjithë fushat ku ne veprojmë
https://www.via-ks.com/